Korçë, vret gruan e fëmijën dhe më pas veten

Tjetër ngjarje e rende ka ndodhur mes anëtarëve të një familjeje në Boboshticë te Korçes. Ne rrethana të paqarta 50 vjecari Edmond fFqi ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten 40 vjecare Albina Fiqi dhe mbi foshnjen 1 vjeç. Pas vrasjes së tyre, 50 vjeçari nga Korça, është vetëvrarë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit të marrë nga banorë të zonës për të zbardhur rrethanat e krimit, por pak detaje janë bërë publike për shkaqet që e çuan Edmond Fiqin t’ju marrë jetën fëmijës së mitur dhe gruas së re. Mësohet se autori i krimit që më pas u vetëvra, prej pak kohësh ishte kthyer nga Greqia, ku prej vitesh kishte punuar si emigrant.
s.z

Add new comment