Pirro Dhima: Me reformën territoriale synohet ndryshimi demografik i Himarës

Pirro Dhima, peshëngritësi i njohur shqiptar, që sot është deputet në parlamentin grek, ka bërë një reagim lidhur me reformën territoriale në Shqipëri.
Deputeti himariot i PASOK-ut thotë se, drafti i propozuar nga qeveria shqiptare është i papranueshëm dhe në shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare.
Reagimi i Dhimës:
Në tre muajt e fundit, unë e kam ndjekur me interes të madh debatin që është mbajtur me rastin e ndarjes së re administrative në Shqipëri dhe veçanërisht për vendlindjen time Himarës. Arsyeja pse nuk kam reaguar më parë publikisht për këtë temë, ka qenë besimi im se këto çështje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë. Por duke parë draftin përfundimtar që shkoi për votim në parlamentin shqiptar, kam kuptuar se qëndrimi i palës greke, nuk është vlerësuar dhe se propozimet tona nuk janë marrë parasysh. Ky draft është i papranueshëm, në kundërshtim me legjislacionin europian dhe çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare.
Qëllimi i tij i vetëm i shërben ndryshimit të përbërjes demografike të rajonit. Gjithë kohës si deputet i PASOK-ut kam pasur kontakte të rregullta me Ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e PASOK-ut, Venizelos, të cilit i kam përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi. Së fundi uroj që do të gjendet një zgjidhje që do të kënaqte të dy palët.
S.S
Comments
Edhe sikur te ishte e vertete

Edhe sikur te ishte e vertete Greqia nuk duhej te ndihej sepse i ka marre shqiperise Ajken e vendit, ka asimiluar me represion te papare ajken e kombit, arbereshet e Greqise, qe themeluan shtetin Grek dhe u helmuan prej tyre, u perndoqen u vrane, ne kembim.

Kur ky hamalli

Kur ky hamalli thote:

Venizelos, të cilit i kam përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi

cilet jane bashkatdhetaret?!?

Doli korraku...cope .......ky
Doli korraku...cope .......ky kujto se ka inteligjence e din te flase...shikoni pak videot e meparshme te viteve 90 kur mori pjese ne barcelone ..le qe nuk dinte te fliste po se kishte idene se cfare po ndodhte me te...pune korrakesh pune grekesh
Add new comment