La Repubblica : “Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”

Postuar në 25 Korrik, 2014 05:02

“Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. Kështu nis reportazhi i gazetës “La Repubblica” për Shqipërinë turistike. Shkruar nga një italian kjo duket gati e pabesueshme duke pasur parasysh namin që kanë shqiptarët në Itali.

Shkrimi i gazetarit, Claudio Visani është me shumë nota pozitive pasi ai e cilëson sistemin e transportit me furgonë si “kreativ”.

Në brendësi të shkrimit, Visani flet për bukurinë e plazheve të pazbuluara të Vlorës, për Shkodrën, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën, por edhe për Tiranën dhe Krujën.

Gazeta italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull turizmit në vendin tonë, në të cilin përshkruan natyrën e mrekullueshme që rrethon Shqipërinë dhe shqiptarët. 

“Shqiptarët kanë bërë përparime të mëdha që pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës”, shkruan gazetari italian.

http://viaggi.repubblica.it/articolo/albania-melting-pot-in-miniatura/23...

S.S

Comments

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

<p>genjeshtra me e madhe.......gjeja me e bukur ne shqiperi jane shqiptaret &nbsp;.si ne 89 kur shqiperia ishte vendi i dyte ne bote per ushqimin.flm per vleresimin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.