Isa Mustafa: Nuk do të bëjmë pazare politike me PDK-në

Postuar në 26 Korrik, 2014 09:15

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Koëovës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se blloku LDK- AAK- Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet.

Ai ka vlerësuar se me qeverisjen e tyre do të sigurohet stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik dhe thekson se nuk do të ketë pazare politike me PDK-në.

“Blloku fitues, LDK-AAK-Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet. Qeverisja jonë do të siguroj stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik. Prolongimi i proceseve dhe thirrja në shkase procedurale, nga ata që shkelën çdo procedurë, për ti bërë ato kushtetuese, nuk do të na hamendin në asnjë moment që të ndryshojmë qëndrimin tonë e për të bërë pazare politike me PDK-në”, shkruan Mustafa.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.