NSA ka përgjuar Berishën dhe Thaçin që prej vitit 2009

Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar ish kryeministrin Sali Berisha, ish kryeministrin Hashim Thaçi, ish presidentin serb Boris Tadiç, kryeministrin e Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës- Nexhat Brankoviç dhe presidentin e atëhershëm kroat Stipe Mesiç.
Këta drejtues shtetesh në Ballkan janë përfshirë në përgjimet amerikane në 2009-ën, mësohet nga biblioteka dixhitale “Kryptom” që merret me zbulimin e dokumenteve konfidenciale.
NSA agjesia e sigurisë amerikane kishte zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës së koduar dhe aftësinë e saj për të proceduar dhe përzgjedhur informacione për individë të ndryshëm nga telefoni, faksi dhe kompjuterat. Revista gjermane “Der Spiegel” kishte njoftuar kohë më parë se NSA kishte zhvilluar një sistem kompjuterik për përgjimet dhe se udhëheqës të ndryshëm në botë ishin të përfshirë në këtë proces.
Biblioteka Digitale "Kryptom" ka publikuar deri tani 76 emra të udhëheqësve të shtetëve të ndryshme që janë përgjuar dhe se të tjerë emra do të zbulohen. S.S
Add new comment