Territorialja, Brokaj për “Panorama”: Dule kërkon destabilitet

Anëtari i Grupit të të Urtëve në Partinë Socialiste, ish-deputet i Vlorës, Sabit Brokaj, shprehet se Himara nuk është konsideruar asnjëherë minoritet. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Brokaj shprehet se janë shoqatat antishqiptare greke që e kanë nxitur këtë përcaktim, duke e stimuluar dhe me dhënie pensionesh nga shteti grek, por dhe lehtësi vizash për në Greqi.
Për Brokajn, Himara nuk është quajtur minoritet as nga politika e Vorio-Epirit, e cila edhe pse ka vendosur përcaktimet e saj të pabazuara, Himarën nuk e ka pasur të përfshirë në hartën e saj. Ai shpreh rezerva ndaj kreut të PBDNJ-së, i cili sipas Brokajt, e ka tepruar me qëndrimet e tij, duke krijuar dhe tensione lokale për çështjen e ndarjes territoriale. Në këtë mënyrë, sipas Brokajt, po cenohet ajo harmoni dhe bashkëjetesë që ka pasur ndër vite mes minoritetit grek dhe shqiptarëve në ato zona ku ato janë vendosur.
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/07/27/territorialja-brokaj-dule-kerkon-destabilitet/
n.k
Add new comment