Pagesa e gjobave të makinave në kufi, antikushtetuese. Totozani, letër Tahirit dhe Didit

Postuar në 28 Korrik, 2014 10:08

Sipas Avokatit të Popullit Igli Totozani, urdhri i ministrisë së Brendshme sipas të cilit nuk lejohet të kalojë kufirin asnjë shqiptar që ka gjoba të papaguara të automjetit të tij, është i jashtëligjshëm. Sipas Vizion Plus, një shkresë e Avokatit Totozani i kërkon direkt ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, të shfuqizojnë urdhrin në fjalë. Avokati i Popullit thotë se ka kryer verifikimet e duhura ka rezultuar se ky urdhër është antiligjor dhe bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet se kufizimet e të drejtave dhe lirive mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Gjithashtu, sipas Avokatit të Popullit ky urdher nuk ka baze ligjore sepse është nxjerrë në kundërshtim të plotë dhe të hapur me nenin 118 të kushtetutës, i cili parashikon se aktet nënligjore nxirren në zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në kushtetutë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.