PS, mbledhja e grupit parlamentar, pritet prania e deputetëve kundërshtues

Postuar në 29 Korrik, 2014 03:53

Grupi i deputetëve, që kanë bojkotuar votimin e ligjeve të qeverisë në mbledhjen e fundit të seancës plenare, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Parid Cara si dhe Tom Doshi pritet që të jenë sot prezentë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist rreth orës 13.00. Pjesë e bojkotit të votimit të ligjeve u bë edhe aleati i koalicionit mazhoritar, Mark Frroku, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. I kontaktuar nga gazeta “Shqip”, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, konfirmoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit, edhe pse nuk bën të ditur se si do të votojë në seancën e fundit plenare ligjet e qeverisë. Grupi parlamentar do të përcaktojë qëndrimin përfundimtar të deputetëve të saj në lidhje me votimet e ligjeve të qeverisë në seancën plenare të ditës së enjte, të cilat kërkojnë 84 vota.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.