Presion në rritje ndaj guvernatorit Fullani. “Vjedhja është shumë e rëndë, duhen prerë koka”, thotë Ylli Manjani

Është treguar i drejtpëdrejtë nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht zëvendës ministër i Trasporteve, Ylli Manjani. Sipas tij, vjedhja e Bankës së Shqipërisë është shumë e rëndë ndaj “duhen prerë koka”. Pas çdo skandali, ministrat kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar, tha Manjani për Ora News, duke lënë të kuptohet qartë se një hap i tillë duhet ndjekur edhe për guvernatorin Fullani. “Sot barra më e rëndë për humbjen e parave i përket prokurorisë. Ajo duhet të presë koka, kushdo qoftë ajo kokë”, tha Manjani.
a.k
Add new comment