Grabitja e argjendarisë në Dibër të Madhe, merren 18 kg flori, viktimë një nga autorët. Mbyllet kufiri

Postuar në 29 Korrik, 2014 10:53

Gjashtë persona të maskuar, mes tyre dy shqiptarë kanë arritur të grabisin 18 kg flori nga një argjendari në qendër të Dibrës së madhe, ndërsa viktimë ka mbetur njëri nga autorët. Pala maqedonase mbylli kufirin e Bllatës. Viktimë mbeti është një nga autorët e vjedhjes, i dyshuar me origjinë nga Shqipëria, i cili ka qenë pjesë e grupit që kanë hyrë në argjendarinë e vëllezërve Erebara në Dibër. Të plagosur kanë mbetur pronari i argjendarisë Mexhit Erebara, aktualisht i shtruar në Urgjencën e Shkupit. I plagosuri i dytë është një taksist, Agron Cami, i cili ishte marrë peng në planin e grupit me maska, për mbërritjen dhe për largimin nga vendi i ngjarjes. Të plagosur janë edhe dy shtetas të Shqipërisë, të cilët janë në spitalin e qytetit, nën vëzhgimin e policisë, pasi dyshohen si bashkautorë të grabitjes. Policia maqedonase ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti i Dibrës si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.