Të vjedhësh 2.4 mln USD dhe të dënohesh me 50 orë punë komunitare…

Një tjetër vendim që ka ngjallur debat për drejtësinë. Një arkëtare e Bankës së Kursimeve është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 50 orë punë publike pasi akuzohet për vjedhjen në bashkëpunim të 2.4 milionë USD nga numrat e llogarive të klientëve gjatë viteve 2001-2004. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Kreshnik Osmani, Bujar Krasniqi dhe Lazër Sallaku më 1 korrik. Arkëtarja Alketa Palushi, së bashku me 5 punonjëse të tjera të bankës u akuzuan se kishin falsifikuar firmat e mandate pagesave duke tërhequr shuma të ndryshme nga llogaritë e klientëve apo shtuar fiktivisht llogaritë e disa të tjerëve.
a.k
Add new comment