Parti e re shqiptare në Maqedoni së shpejti. “BDI e PDSH e kanë harruar komunitetin shqiptar”.

Së shpejti do të formohet parti e re apo lëvizje e shqiptarëve në Maqedoni, njofton Dojçe Vele. Si themelues i formimit të partisë së re shumë shpesh përmendet të jetë kryetari i Strugës, Ziadin Sela së bashku me një grup intelektualësh dhe publicistë. Të lartpërmendurit nuk duan që ta komentojnë tani këtë deklaratë, por një pjesë e tyre pranojnë se “ekziston presion i rëndë dhe bisedime për formimin e një subjekti të ri politik, i cili do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve të cilat për një kohë të gjatë janë harruar nga BDI dhe PDSH”.
Deklaratë të ngjashme për formimin e një partie të re të Shqiptarëve kishte edhe në muajin maj të vitit 2012, por ajo nuk u realizua. Muajin e kaluar mediat greke njoftuan se paria e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, së shpejti do të formonte degë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Qëllimi ishte që Partia e Drejtësisë të rrisë pjesëmarrjen e saj në Ballkan e sidomos në vendet ku jetojnë shqiptarët, me të cilët Turqia ka histori të përbashkët në religjion dhe kulturë. Zëvendëskryeministri turk, Hajrulla Isler në një konferencë tha se hapja e degëve partiake në Maqedoni është vetëm çështje kohe, për arsye se ka një përkrahje të madhe të komunitetit turk, kurse planifikohet të hapen zyre në Shkup, Dibër, Kërçovë, Tetovë, Kumanovë dhe Gostivar.
a.k
Add new comment