Raporti i DASH e quante prift maqedonas, por Nikolla Marku sqaron: “U vesha prift në Maqedoni për arsye kombëtare”

Sot disa gazeta të përditshme përcillnin një lajm, sipas të cilit raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e konsideronte At Nikolla Markun prift maqedonas. Kjo me siguri nisur nga shkollimi i tij në Maqedoni, por edhe shugurimi po aty si prift, sikurse edhe nga fakti se Nikolla Marku vepron jashtë juridiksionit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sot Nikolla Marku është përgjigjur, duke sqaruar se pse nuk është prift maqedonas. “Shumë respekt po të isha maqedonas, por nuk jam. Unë jam shqiptar dhei shërbej vendit. Kam qenë student në kishën ortodoks e të Greqisë në qytetin e Kastoriasë dhe për qëndrimet kombëtare për flamurin e gjuhën u ndëshkova dhe erdha në Shqipëri dhe vazhdova studimet në Shqipëri nën kryesinë e peshkopit grek Janullatos. E njëjta histori ndodhi edhe në kishën ortodoske të Durrësit, në kampin e Niko Bellojanit. U detyrova të largohem nga Shqipëria e të vishesha prift në Maqedoni për arsye kombëtare sepse i shërbeja kombit tim dhe statusit të kishës ortodoske shqiptare. Duke parë që kjo luftohej nga peshkopi grek atëherë unë nuk u dedikova të vishesha prift nga hirësia janullatos por kërkova ndihmë nga Sinodi i Shenjtë Maqedonas dhe u vesha prift atje. Por nuk do të thotë se jam prift maqedonas, sepse jam me kombësi shqiptare. Jam rritur në këtë lagje dhe i shërbej atdheut tim”, ka thënë Marku.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1473010294524
s.z

Add new comment