Gaza, një konflikt ndryshe kësaj radhe. Ish-shefi i Shin Bet-it izraelit: “Izraeli, tashmë një instrument në duart e Hamasit”

Postuar në 30 Korrik, 2014 08:45

Qëkurse nisi konflikti në Gaza dhe sidomos qëkurse Izraeli nisi ofensivën tokësore, mediat kryesore ndërkombëtare kanë folur për një “lloj konflikti të ri”. Kjo me idenë se kjo përballje e tanishme pritet të prodhojë rezultate të reja dhe me këtë premisë shpjegohet edhe vendosmëria e Izraelit për të larë duart me Hamasin.  Sesa e ndërlikuar është situata kjo mund të shihet në shumë drejtime, por edhe në pohimet e atyre që njohin mirë rajonin. Kështu Yuval Diskin, ish-shefi i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Shin Bet, ka folur për “Der Spiegel” ku ndër të tjera thotë se: “Izraeli është tani një instrument në duart e Hamasit dhe jo e kundërta. Hamas nuk do të dijë nëse popullisa vuan nga sulmet ose jo, sepse popullsia aty gjithësesi edhe kështu vuan. Hamas nuk do t’ia dijë as për humbjet në njerëz që po pëson. Ata duan të arrijnë diçka që do të ndryshojë situatën në Gaza...”, thotë ai. Një pikë kthese kritike për krizën e tanishme për Diskin ishte rrëzimi i Mohammed Morsit në Egjipt, pasi ushtria e drejtuar nga Al-Sissi, me të ardhur në pushtet, mbylli lidhjet ekonomike mes Gazës dhe Gadishullit të Sinait”. Kur vjen puna te ndërmjetësimi, për Diskin, rol në këtë drejtim mund të luajë vetëm Egjipti, si çelës ekonomik për organizatën palestineze. Mandej ai tërheq vëmendjen te fakti se në çdo rrethanë palestinezët nuk do të tërhiqen, sikurse te fakti se rreziku i izolimit të Izraelit është real. “Ka shumë njerëz brenda MOSSAD-it dhe Shin Bet që mendojnë si mua. Por në 5 vitet e ardhshme ata do të jenë njerëz shumë të vetmuar, sepse numri i Zionistëve fetarë në pozicionet politike dhe ushtarake po rritet”, ka nënvizuar Diskin.

http://www.spiegel.de/international/world/interview-with-former-israeli-...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.