Basha: “Ratifikimi i marrëveshjes me CEZ, vjedhje në miliarda dollarë”. Kreu i PD-së u bën thirrje deputetëve të shumicës të informohen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos votojnë marrëveshjen me CEZ. Basha ka folur për shifra të mëdha, që sipas tij, me këtë marrrëveshje humbasin. Kështu sipas tij bëhet fjalë për 3 miliardë dollarë dhe nëse ajo miratohet atëherë sipas tij do të konsumohet “vjedhja e shekullit”. “Bëhet fjalë për atë që nëse shkon drejt kompletimit mund të quhet pa frikë vjedhja e shekullit ndajt shqiptarëve. Pa dyshim që jemi kundërshtarë politikë dhe ju e dini mirë arsyen pse nuk jemi ne atë sallë, por ju keni detyrimin të mos bëheni pjesë në këtë krim dhe vjedhje e cila nëse realizohet ju bën bashkëpërgjegjës. Ngrijuni në lartësinë e detyrës tuaj, kërkoni informacion”, ka apeluar Basha deputetëve të mazhorancës. Po sipas tij edhe përpjekja për të bindur opinionin se në arbitrazh çështja do të ishte e humbur, bënte pjesë në këtë strategji politike. Gjithësesi Basha nuk ka dhënë hollësi, por ka lëshuar vetëm deklaratën pak përpara fillimit të seancës plenare.
s.z
Add new comment