Një letër e hapur për Parlamentin nga pedagogu Romeo Gurakuqi: “Drafti për reformën territoriale, cenon stabilitetin e nesërm të Shqipërisë”

Postuar në 31 Korrik, 2014 03:56

Romeo Gurakuqi, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës ka adresuar sot përmes gazetës “Panorama” një letër të hapur për Parlamentin shqiptar. Thirrja dhe apeli i Gurakuqit përfshin të gjithë situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, të manifestuar me simptomat e një krize strukturore dhe në një plan më konkret, por që është parakushti i stabilitetit  të vendit, ajo i mëshon më shumë reformës territoriale dhe administrative.  Gurakuqi ka bërë një hyrje të zgjeruar, një analizë të 300 ditëve të zgjimit nga “ëndrra” e premtimeve elektorale, ku sipas tij reformat e domosdoshme për Shqipërinë, si ajo kushtetuese, reforma e partive, reforma territoriale, ajo në sistemin e drejtësisë, transaprencë dhe kontroll finacniar, reforma e shërbimit policor, kontrolli i sistemit bankar dhe rimëkëmbja e ekonomisë, janë përmbushur vetëm si  aspekte demagogjike, pas të cilave gëlon lufta për zëvendësimin e klientelave të pushtetit të djeshëm. ”Qytetarët e thjeshtë të këtij vendi jetojnë një realitet që nuk arrin të perceptojë  dot botën epolitikës,të pushtetit, të opozitës, të përzierë me biznesin e madh, monopolistët, një pjesë të medias dhe bankat; një botë që urren lirinë, ligjin, rregullin, seriozitetin, përparimin e vendit, deformon leximin e Kushtetutës, lejon cenimn e laicitetit përmes mosveprimit, ose veprimit të fshehtë, sfidon nevojën për reformim konstitucional...frikësohet përballë më të fortëve të mafies regjionale dhe shfren gjithë inatin vetëm ndaj njerëzve të varfër të këtij vendi që çdo ditë mendojnë të largohen nga sytë ëmbët nga kjo Republikë e pabesë e injorantëve dhe e oligarkëve”, shkruan Gurakuqi për të shtuar më tutje se “pushtetet në Shqipëri janë të armiqësuara me realizmin dhe të vërtetën”.  Nisur nga këto premisa, të zymta që Gurakuqi parashtron, thirrja për deputetët shkon që të ndalohet miratimi i reformave të pamenduara, si ajo territoriale dhe kjo “për interesat e stabilitetit të Shqipërisë së nesërme që ka pritur një qasje... që do t’i hapte rrugë rrugët e zhvillimit jo përmes kursimit të 75 milionë dolalrëve në vit,  por përmes investimit të 1 miliardë dollarëve në vit për zhvillimin e Dukagjinit, Kurveleshit, Miridtës, Himarës, Malësisë së Gjakovës, Shpatit, Lunxhërisë... ”.

s.z   

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kendveshtrimi i Pedagogut eshte per tu marre me seriozitet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.