Akuzat e Bashës për marrëveshjen me CEZ, reagime ne Kuvend

Postuar në 31 Korrik, 2014 08:05

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë shqiptare se me marrëveshjen për riblerjen e kompanisë CEZ, kanë nënshkruar një megaskandal financiar. Sipas Bashës marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe kompanisë  CEZ është mbajtur e fshehtë. Basha tha se ndërsa ishin të gjitha mundësitë që çështja të shqyrtohej në Gjykatën e Artbitrazhit Ndërkombëtar dhe të fitohej, qeveria propagandoi se nëse ndiqej kjo rrugë shteti shqiptar do të ishte humbës. Pas deklaratës së Bashës ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka reaguar gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së parlament, duke sqaruar se nese do të pritej vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, humbjet  financiare do të ishin të pallogaritshme dhe sistemi energjetik do të zhytej në kolaps. Gjiknuri hodhi poshtë akuzat se negociatat me kompaninë CEZ janë mbajtur të fshehura, por janë zhvillluar në prani të ekspertëve ndërkombëtarë. Ai tha se miratimi i marrëveshjes për shtetëzimin e CEZ, i jep fund privatizimit më të dështuar të qeverisë "Berisha".  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.