Rifillojnë lëvizjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Rifillojnë lëvizjet në autostradën Tiranë-Elbasan, pas bllokimeve të lëvizjeve në këtë aks për shkak të punimeve që kryeheshin brenda në tunel deri në Elbasan. I pranishëm në përfundimin e punimeve të kësaj rruge ishte dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili bëri më pas dhe inaugurimin e saj. Haxhinasto i bëri thirrje të gjithë banorëve të zonës që ta mirëmbajnë këtë rrugë dhe mos të dëmtojnë sinjalistikat apo mbrojtëset anësore. “Iu bëj thirrje banorëve të mirëmbajnë rrugën. Të mos dëmtohet sinjalistika dhe mbrojtëset anësore. Një investim me paratë tuaja dhe për ju”-tha gjatë fjalës së tij Haxhinasto.
Comments
A eshte ndertuar ndonje
<p>A eshte ndertuar ndonje segment rruge kete vit?</p>
Add new comment