CIA “në rrugën” e NSA-së; përgjoi kompjuterët e Komitetit të Senatit. Senatori Udall një shuplakë për Brennan: “Nuk kam më besim tek ai”

Postuar në 31 Korrik, 2014 16:31

Shërbimet sekrete amerikane rivihen edhe njëherë në qendër të skandalit, që është i tillë jo vetëm nga kriteret si funksionon sistemi në SHBA, por edhe nga klima e përgjithshme e pas viteve ’90 që pa të ulej ndjeshëm profili dhe rëndësia formale e shërbimeve sekrete në shtetet kryesore. “Paradoksalisht” me shërbimet amerikane po ndodh e kundërta. Kështu pas NSA-së dhe skandalit të përgjimeve, së fundmi i ka ardhur radha CIA-s. Shefi i saj, John Brennan ka kërkuar falje publike për shkak se njerëz të agjencisë kishin aksesuar kompjuterët e Komitetit të Senatit për Inteligjencën, i cili po merrej pikërisht me hetimin e veprimtarisë së CIA-s.Kjo duket se është e tepërt, por edhe shumë e hidhur për situatën politike në SHBA. Siç përcjell “Huffington Post”( http://www.huffingtonpost.com/2014/07/31/cia-john-brennan-ma...) senatori Mark Udall ka deklaruar se “nuk ka më besim te Brennan”. Hetimi ndaj CIA-s lidhej me trajtimin e të arrestuarve dhe të ndaluarve për terrorizëm, një çështje delikate për imazhin e SHBA-ve. Sikur të mos mjaftonte, po sot, Kongresi ka miratuar rezolutën e propozuar nga republikanët për vënien në lëvizje të një iniciative ligjore kundër Presidentit Barack Obama për tejkalim komptencash. Këtyre problemeve të brendshme po u shtohen edhe ato ndërkombëtare për të cilat SHBA nuk po jep një përgjigje dhe nuk po arrin të organizojë një reagim në shkallë të gjerë. Kështu në Siri, në Ukrainë, por edhe në Gaza së fundmi. Më e papranueshme shihet çështja e Ukrainës, pasi prej kohësh analistët kanë vënë re aftësinë e Moskës për të manovruar mes divergjencave të Perëndimit, që burojnë kryesisht nga dobësitë e SHBA-ve për momentin dhe paqartësia e administratës së saj. “Obama do të hyjë në histori jo si paqebërës-të gjithë e kanë harruar Nobelin e Paqes tashmë-por si një president amerikan që inicioi një luftë të re të ftohtë”, u shpreh kreu i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Duman ruse, Alexei Pushkov(http://en.ria.ru/world/20140730/191475030/Russian-Lawmaker-S...). Një pohim që vetë Obama nuk e ka pranuar.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.