"Dy Vangjelët" nuk mbështesin reformën territoriale

Postuar në 01 Gusht, 2014 02:46

Kuvendi miratoi dje reformën administrativo-territoriale me 88 vota pro, një votë kundër dhe një votë abstenim.

Kryeministri, Edi Rama ia doli mbanë të bindë deputetët “rebelë” në grupin e Partisë Socialiste, por gjithashtu të marrë dhe votën e katër deputetëve të PDIU-së.

Gjithsesi, mazhoranca do ta kishte miratuar këtë reformë edhe pa votat e PDIU-së, pasi do t’i mjaftonin 84 vota pro.

Ndërsa vota kundër ishte e deklaruar, pasi kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule prej kohësh ishte pozicionuar kundër, vota abstenim ishte një surprizë e vogël.

Deputeti i qarkut Gjirokastër, Vangjel Tavo i LSI-së, edhe pse publikisht nuk kishte shprehur rezerva, nuk e mbështeti reformën.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.