Prokuroria: Ardian Bitraj është ndihmuar me qëllim ose nga neglizhenca

Ardian Bitraj është ndihmuar me qëllim ose nga neglizhenca për grabitjen e 7 milionë dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.
Sipas prokurorisë ka dyshime të forta se 5 punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë ndihmë Bitrajt për vjedhur për katër vite bankën e shtetit.
Deri tani janë arrestuar 9 punonjës të Bankës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është dhënë masa “arrest me burg”.
Sipas prokurorisë vëzhguesi i kamerave, Dhimitër Davidi kishte detyrë të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, teksa shfaqej duke mbushur thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga ky sektor duke u drejtuar në tualet ku edhe i fshihte në trup.Sipas porkurorisë të gjitha këto veprime nuk janë raportuar.
Dy specialistët e arkës në veprim, Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin çdo ditë gjendjen e sportelit dhe koordinoheshin me mbikëqyrësin, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.
Punonjësit e arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, kishin detyrë të ndjekin lëvizjet e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet te magazinat, si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë. Por këto veprime nuk janë respektuar, ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian Bitraj, raporton “OraNews”.
Klevis Bejtja nipi i Ardian Bitraj është arrestuar,pasi ka pasur dijeni për aktivitetin që kryente daja i tij. Bejtja sipas prokurorisë duhet të kallëzonte të afërmin e tij,ndërsa akuza që është ngritur ndaj tij është pikërisht për moskallëzim krimi.
S.S
Comments
GJENIALE! Prokuroria
<p>GJENIALE! Prokuroria konkludon qe hajduti eshte ndihmuar ose me qellim, ose nga neglizhenca. Me falni, a ka ndonje mundesi tjeter ketu, psh qe hajduti mund te jete alien?</p>
Add new comment