Basha: "PDIU u bë pjesë e pazareve, pranoi kockën që iu ofrua. Bojkot zgjedhjeve? Do japim përgjigje kur të vijë koha"

Postuar në 01 Gusht, 2014 07:04

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha vota pro e deputetëve të PDIU-së për reformën territoriale ishte pazar me qeverinë.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e mbajtur nga PDIU dhe se a do të përjashtohet kjo parti nga koalicioni opozitar, Basha është përgjigjur:

“Nuk ka fare rëndësi se me çfarë manovrash apo pazaresh bëhet përpara. Opozita është përjashtuar nga këto pazare dhe këtë e dinë të gjithë që ne nuk bëhemi pjesë e pazareve dhe nuk pranon kocka që i ofrohen”, tha kreu i PD-së.

Kurse i pyetur për mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve lokale që janë parashikuar të mbahen vitin e ardhshëm, Basha nuk ka një përgjigje të prerë.

“Qëndrimi është i qartë. Harta është e papranueshme dhe ne nuk do e pranojmë kurrë. Tani interesi jonë është qytetari dhe hallet e tyre. Ky është imperativi i sotëm, shkelja flagrante e traditës së konsensusit është shumëfishuar”, tha ai.

“Ne do të dalim në atë pikë kur të vijë kohë, ju doni tani një përgjigje, por përgjigja jonë është e qartë dhe do japim përgjigje kur të vijë koha.”

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.