Sondazhi, Matteo Renzi edhe sot gëzon mbështetjen e shumicës së italianëve, Berlusconi 17% dhe Grillo 20%

Matteo Renzi, kryeministri italian, vazhdon të ketë besimin e shumicës së italianëve edhe nëse sot do të zhvilloheshin sërish zgjedhje. Këtë fakt e ka konfirmuar një sondazh i zhvilluar sot në Itali, ku rezulton se partia Demokratike e Renzit krahasuar me rivalët e tij, është në avantazh.
Anketimi i 1 000 personave u krye të mërkurën për spektaklin dialogues ”Agora”, në transmetuesin shtetëror Rai 3, me 3,1 për qind mundësi gabimi. Anketuesit e këtij sondazhi shprehen se Renzi si kryetar partie gëzonte mbështetjen e 51 % të të anketuarve, ndërsa vlerësimi i qeverisë qëndroi në 50 %. Beppe Grillo, udhëheqës i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), kishte një vlerësim prej 20 %, një pikë më poshtë nga një javë më parë dhe Matteo Salvini, Lideri i Ligës së Veriut mori një mbështetje prej 18 %.
Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i cili drejton qendrën e djathtë ”Forza Italia”, kishte mbështetjen e 17 % të të anketuarve dhe Angelino Alfano i NCD-së ra në 13 % nga 14 % një javë më parë. Ndërkohë, 42,7 % e njerëzve të anketuar thanë se mbështesin qeverisjen e qendrës së majtë të PD-së. S.S
Add new comment