Radikalizmi fetar alarmon qeverinë e Kosovës. Presidentja Jahjaga mbledh krerët e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar një takim me krerët e institucioneve të sigurisë, për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit fetar. Në takim ishin të pranishëm kryeministri, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë apo burim për grupet radikale ekstreme.
Gjithashtu Jahjaga ka shprehur domosdoshmërinë e bashkëpunimit të veprimeve midis të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare. Qëllimi është luftimi i dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.
Krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit. S.S
Add new comment