Braçe për Fullanin: "Nëse do isha dëgjuar në atë kohë, nuk do të kishim ardhur në këtë gjendje"

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se personalisht mbështet largimin e guvernatorit Fullani nga drejtimi i Bankës së Shqipërisë.
“Qëndrimi im është i ditur prej 4 apo 5 vitesh dhe, në rast se do isha dëgjuar në atë kohë, nuk do të kishim ardhur në këtë gjendje. Po ju them që zinxhiri kontrollues i bankës nuk ka funksionuar, ka dështuar totalisht”, u shpreh Braçe.
Deputeti i PS-së ka shprehu rezerva për Fullanin duke nënvizuar se, “sistemet kanë funksionuar, ndërkohë që ka ceduar njeriu”.
“Kemi folur në Komision për familjaritet politik brenda Bankës së Shqipërisë, favore personale të bëra për një arsye apo një tjetër, dhe ku arsyeja themelore ka qenë rizgjedhja, te funksionarë politikë në Parlament, në qeveri dhe në nivelin më të lartë të Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi gjatë emisionit “Wake Up” në Top Channel, deputeti Braçe.
S.S
Comments
Po tani qe demi u be do te
<p>Po tani qe demi u be do te degjoje kush o Brace? Duke filluar qe nga shefi yt?</p>
Si mund te degjoj njeri ty,
<p>Si mund te degjoj njeri ty, kur ti flet pambarimisht per cdo gje? Sjellja dhe qendrimet tuaja jane thjesht tymnaje dhe sherbejne si koperture per cdo ligesi, qe ti bene sikur e sulmon. Ti nuk je asgje tjeter vec nje zhurmues, qe demobilizon me qendrimin tend cdo njeri me logjike te shendosh dhe te arsyeshem. Ti nuk le radhe per te folur ata qe u ka peshe fjala. Eshte kjo, besoj, arsyeja qe ju kurre nuk ju kane mare, nuk ju marin dhe as kane per t'ju ndonjehere seriozsht per ato qe thoni.</p>
Add new comment