ILDKP, hetim pasurive familjare të Fullanit, vartësve direktë dhe familjarëve

Postuar në 04 Gusht, 2014 03:13

Pasuritë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë , Ardian Fullani dhe familjarëve të tij, por edhe zëvendësguvernatorët e bankës dhe të afërmit e tyre, do të jetë objekt hetimi nga ana e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive,  njofton gazeta Panorama.  Ajo citon burime pranë ILDKP-së, sipas të cilave “nisur nga ngjarja tepër e rëndë  ndodhur në bankën e Shqipërisë, si dhe artikujt e medias së shkruar dhe elektronike, inspektoriati i Përgjithshëm ka urdhëruar që me datë 1.08.2014 nisjen e hetimit administrativ për deklarimin e pasurisë së Guvernatorit Adrian Fullani, zv.guvernatorëve dhe gjithë drejtuesve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, si dhe familjarëve të tyre, bashkëshortëve dhe fëmijëve dhe personave të lidhur me ta nga viti 2013 deri më sot. Inspektoriati i Përgjithshëm ka urdhëruar grupin hetimor që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit dhe veprimet verifikuese të kryhen në një kohë sa më të shpejtë duke pezulluar lejet vjetore të muajit gusht”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.