Paloka: Vjedhje e Bankës ishte ajo e vitit 2000. Fullani veproi drejt

Postuar në 04 Gusht, 2014 12:20

Lidhur me skandalin e Bankës Qëndrore, pas Berishës dhe deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Sipas Palokës, BSH ka vepruar në përputhje me ligjin duke denoncuar vjedhjen. "Të dashur miq, krimi në BSH u zbulua dhe denoncua nga vetë Banka e Shqipërisë në prokurori. Organet e drejtësisë, hetimin dhe qëndrimin më të rreptë ligjor për autorët dhe përgjegjësit e grabitjes. Ne opozita heshtim, se kemi si qëllim të mos nxisim destabilizim të bankave në vend. Vjedhja e zbuluar në BSH nuk mund të krahasohet me vjedhjen në vitin 2000, kur ish-guvernatori Cani, sot ministër i Financave në qeverinë “Rama”, mashtroi shqiptarët për të fshehur vjedhjen, ndërsa në rastin aktual qëndrimi i BSH-së është në përputhje me shtetin ligjor”, thotë Paloka.

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>$ 7 millione &nbsp;u zhduken dhe hajduterit e kane pranuar por nuk quhet vjedhje se Fullanin e ka emeruar PD. Ju jeni te gjithe per tu varur per gjuhe ne mes te Tiranes.</p>

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Me cfare guximi flet ky njeri, nuk e di. &nbsp;Po fundja, per keqmenaxhim apo paaftesi menaxhimi nuk mund te akuzohet Fullani, apo dhe per kete eshte gabim?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.