Divjakë, avioni i shndërruar në “muze” çmontohet, do çohet në Tiranë

Postuar në 05 Gusht, 2014 04:47

Rënia e tij u duk sikur kurorëzoi akuzat disa javore të opozitës demokrate. Tani 4 muaj pas rrëzimit, ushtria ka marrë përsipër largimin e avionit të e rrëzuar italian. Avioni tip ‘Piper’ që drejtohej nga italiani Giorgio Riformato bëri një ulje të pafat në Plazhin e Divjakës duke dëmtuar rrotën e parë në 10 maj 2014, ndërsa do ngarkohej me 460 kg drogë për t’u dërguar në Itali. Gjatë kësaj periudhe kanë rrjedhur shumë ujëra. Ky episod ndoshta nxiti përshpejtimin e operacionit të Lazaratit dhe në zona të tjera kundër hashashit, ndërkohë që pati edhe disa arrestime për këtë çështje. Avioni i rrëzuar italian ruhej nga policia gjatë gjithë kohës. Për këtë çështje u arrestua dhe shtetasi shqiptar Sajmir Bajrami. Sipas planit të ushtrisë, avioni do të çmontohet dhe më pas transportohet me kamion ushtarak drejt Tiranës.

 Prokuroria e Krimeve të Rënda  kishte kërkuar ndihmë nga Shtabi i Përgjithshëm për të lëvizur provën material avionin tip “Piper” drejt një vendi ruajtje në bazat ushtarake. Avioni aktualisht konsiderohet provë materiale dhe duhet ruajtur si i tillë deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku të pandehur janë deri më tani 4 persona dhe dy të tjerë rezultojnë në kërkim.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.