KMSH reagon për mbylljen e universitetit “Hëna e Plotë”. Në listën e ministrisë, edhe “Logos”

Postuar në 05 Gusht, 2014 06:34

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar pas mbylljes së universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ishte edhe universiteti i vetëm islam në Shqipëri. “Kjo e kthen Shqipërinë në vendin e vetëm në rajon pa universitet islam edhe pse ka numrin më të madh të myslimanëve”, shprehet KMSH në një prononcim për mediat. “Universiteti Bedër i themeluar tre vjet më parë, si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një ëndrre të dijetarëve tanë myslimanë shqiptarë, që me themelimin e Medresesë së Naltë më 1924 në Tiranë, 90 vite më parë, plotësoi ciklin më të lartë të sistemit arsimor, themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Universiteti Bedër në këto tre vjet është bërë një promotor i vlerave universale, duke qenë shembull i një edukimi akademik ndërkombëtar, që ka tërhequr studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, me një staf akademik të përzgjedhur shqiptar dhe të huaj. Universiteti Bedër sivjet diplomoi 100 studentët e parë nga Shqipëria, trevat shqiptare dhe shumë vende të tjera, ku ndër ta 25 janë teologët e parë në Shkencat Islame, të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare. Universiteti Bedër, duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga qeveria dhe shteti shqiptar”, thotë reagimi.

Në listën e institucioneve arsimore private që figurojnë nën kategorinë “Për pezullim të pjesshëm apo të plotë”, është edhe SHLP “Logos” i ngritur me ndihmën e Kishës Ortodokse Autoqefale. Ende nuk ka patur një reagim për “Logos”.

a.k

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Po me ato qe jane para ere se re si puna jote cfate do beje qeveria?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.