Shkencëtari japonez “bën harakiri”. Teoria e tij e përmirësimit qelizor ishte kontestuar nga kolegët

Postuar në 05 Gusht, 2014 13:45

Një japonez i vërtetë deri në fund. Një shkencëtar japonez i biologjisë qelizore, i cili besohet se ka ndihmuar krijimin e sistemit të përmirësimit të qelizave të dëmtuara, që më vonë është diskredituar si teori, ka bërë vetëvrasje. “Harakiri” i Yoshiki Sasait, i cili mendonte se mund të zëvendësonte qelizat e dëmtuara tek organizmat e rritur, ka bërë xhiron e botës. 52 vjeçari është gjetur nga një truproje në “Riken Centre for Developmental Biology” në qytetin japonez Kobe, ku ai ishte zv.drejtor. Raportohet se sipas shënimit që kishte lënë, shkencëtari kreu vetëvrasje pikërisht për shkak të kontestimit të teorisë së tij.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.