Pranga për shefin e Policisë së Kukësit, mori peng të riun e dyshuar se vodhi dyqanin e shokëve

Ka dashur të “ndihmojë shokët”, por harroi se ç’rrobë mbante veshur. Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, është arrestuar nga kolegët e vet, pasi akuzohet për bashkëpunim në pengmarrjen e një të riu.
Ai është marrë peng nga tre shokët e Dervishit, Armar, Edmond dhe Samet Elezi, që gjithashtu janë arrestuar, pasi akuzohej se kishte vjedhur dyqanin e tre vëllezërve. Ata e kanë marrë peng atë, duke e mbajtur gjithë natën në një magazinë dhe vetë oficeri akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tij.
a.k
Add new comment