Këshilli Mbikëqyrës: Vjedhja në thesar nga mozbatimi i rregullores

Këshilli Mbikëqyrës në një mbledhje të posacme ka marrë në analizë gjithë situatën e krijuar së fundmi pas skandalit të vledhjes së rreth 7.13 mln dollar nga zyrat e Thesarit të Shtetit. Sipas njoftimit për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të BSH pas kallëzimit penal që iu bë dy punonjësve të degës së thesarit për përfshirjen në vljedhje, janë informuar institucionet dhe atutoritetet përgjegjëse për situatën si dhe janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me punonjësit e tjerë që dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje. Këshilli Mbikëqyrës gjatë mbledhjes i kushtoi vëmendje përcaktimit të një strategjie më afatgjatë për të garantuar administrimin sa më efektiv të rrezikut operacional në të gjithë hallkat e përpunimit dhe ruajtjes së parasë cash, sidomos në rritjen e shkallës së sigurisë. Në deklaratë thuhet se Këshilli Mbikëqyrës mirëkupon shqetësimin publik që ka krijuar kjo ngjarje dhe garanton se po punohet me vendosmëri për të rikuperuar me shpejtësi të gjithë pasojat që ajo mbart. Këshilli Mbikëqyrës beson se kjo ngjarje kriminale nga ish-punonjës të Bankës së Shqipëris nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë në kryerjen me efikasitet të aktivitetit të saj të përditshëm.
Comments
Nga HISTORIA E BANKËS

Nga HISTORIA E BANKËS QENDRORE NË SHQIPËRI :

24 tetor 1925
Komisioni Hetues parlamentar akuzoi për tradhti kombëtare, Mufid Libohovën, Ministër i Financave dhe
Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, përfaqësues i Shtetit Shqiptar në tratativat me italianët, për shkelje të rënda të
interesave kombëtare në këto tratativa, gjatë përfundimit të marrëveshjes mbi bankën dhe huanë SVEA.

Injoranca per anen finaciare

Injoranca per anen finaciare te shtetit, per rolin e bankes dhe per vjedhjet, duke ja faturura rregulloreve etj, etj, eshte prezente ne keto faqe, si nga hartuesit e lajmeve per faqet, ashtu edhe nga komentuesit e shumte, e me te shumteve te tyre. Keqardhje!...

Add new comment