Obama autorizon sulme ajrore në Irak

Postuar në 08 Gusht, 2014 04:25

Presidenti amerikan Barack Obama tha se ka miratuar përdorimin e kufizuar të fuqisë ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, nëse militantët e ISIS do të përparojnë drejt kryeqytetit kurd, Arbil në të cilin SHBA ka konsullatën.  Gjithashtu, ai shtoi se do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve. 

Por Obama këmbënguli se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në terren, duke thënë se nuk kishte ndërmend që SHBA-ja të ‘zvarritej’ sërish në Irak. “Ne bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë. Ne mbështesim aleatët tanë, kur ata janë në rrezik. Kur ne kemi aftësinë për të shmangur një masakër, atëherë unë besoj se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë indiferente” u shpreh Presidenti Obama. 

Për më shumë: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=282478

n.k

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.