Jahjaga takon kryeprokurorin: Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit, detyrë parësore e institucioneve

“Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin”. Me këto fjalë i është drejtuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha.
“Koha Ditore” raporton se gjatë takimit Presidentja ka theksuar rolin e jashtëzakonshëm që ka prokuroria në luftimën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Për më shumë: http://koha.net/?id=27&l=20884
n.k
Add new comment