1200 qytetarë firmosin peticionin për shkarkimin e Fullanit, fillon turi i mbledhjes së firmave në qytete

Postuar në 09 Gusht, 2014 05:48

Aksioni i mbledhjes së firmave të qytetarëve për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka filluar turin në të gjitha qytetet e vendit. Ky aksion ka si qëllim t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Ardina Fullanit. Mbledhja e firmave për këtë peticion ka filluar nga Tirana, ku shoqëria civile arriti të mbledhë 1200 firma të qytetarëve që kërkojnë shkarkimin e Fullanit. Aksioni do të vijojë rrugën e tij në Elbasan dhe Durrës. Protesta kanë nisur edhe në Shkodër ditën e sotme. Forumi shkodran protestoi para Bashkisë së këtij qyteti për shkarkimin e Ardian Fullanit. Ata madje kanë kërkuar jo vetëm shkarkimin e Guvernatorit, por edhe hetimin ndaj tij. Thirrja për të firmosur këtë peticion për qytetarët është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në Elbasan qytetarët do të priten në bulevardin “Aqif Pasha”. Zirkon Disha, organizator i shoqërisë civile për largimin e Fullanit u shpreh se: “U japim mundësi qytetarëve për të nënshkruar një peticion, që më pas do i drejtohet Kuvendit, të cilit i kërkohet shkarkimi i Fullanit. Ai nuk mund të mbajë me postin, ka refuzuar dorëheqjen”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.