PD-ja paralajmëron bojkot të zgjedhjeve 2015, Paloka: "Me këtë hartë administrative nuk mund të ketë zgjedhje"

Postuar në 09 Gusht, 2014 08:56

Edi Paloka paralajmëron se në zgjedhjet vendore të 2015 nuk do të shkohet me këtë hartë territoriale që ka miratuar Kuvendi. Paloka ka lënë të kuptohet se PD po paralajmëron për një bojkot të zgjedhjeve vendore, por kjo nëse rrugët ligjore dhe politike nuk do të japin rezultatin e pritur prej tyre. Këto deklarata Paloka i ka bërë në televizionin “Channel One”.

“Ne ende nuk kemi një vendim politik për qëndrimin që do të mbajmë ndaj zgjedhjeve vendore kemi të tjera hapa dhe interesa, që janë jo vetëm interesat e PD, por edhe të qytetarëve që lidhen më të ashtuquajturën reformë territoriale, që është jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim të interesave të qytetarëve shqiptarë, gjë që është treguar edhe gjatë kësaj periudhe”, tha Paloka.

“Zgjedhjet janë problemi i fundit për ne. Ne do të bëjmë të gjitha hapat që kjo reformë e kaluar në Parlament me votat e mazhorancës të mos jetë reforma që do të zbatohet, pra do të ndjekim të gjitha hapat politikë, ligjorë dhe me tej që kjo reformë të ngelet në letrat e Edi Ramës, një nga pikturat e fundit të Ramës është harta që ai ka vizatuar, le ta mbajë si kujtim në shtëpi. Ne nuk do të lejojmë që kjo reformë të zbatohet, për ne kjo është e papranueshme. Mbase nuk merr pjesë as PS me këtë hartë. Nuk mundet që të ketë zgjedhje me këtë hartë, nuk po themi se do marrim pjesë ne apo jo”, sqaroi kreu i Grupit Parlamentar të PD. S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Shporruni. Do i beni nder kombit po na u hoqet sysh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.