Zotimi i Obamës ndaj xhihadistëve: Nuk do t’i lejojmë të krijojnë një lloj kalifati mes Sirisë dhe Irakut

Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama thotë se nuk do të lejojë që xhihadistët të krijojnë “kalifatin” duke pushtuar Sirinë dhe Irakun.
Të premten, ShBA-të nisën sulmin ajror mbi shtetit islamik në veri të Irakut.
Obama tha se do të ketë edhe sulme të tjera nëse do të jetë e nevojshme, por nuk do të ketë ndërhyrje tokësore.
“Nuk do t’i lejojmë të krijojnë një lloj kalifati mes Sirisë dhe Irakut”, tha ai në një intervistë për New York Times.
Nga ana tjetër ai u kërkoi liderëve të Irakut që të bashkëpunojnë. Politikanët në Irak nuk janë në gjendje të formojnë qeverinë që prej muajit prill, kur u mbajtjen zgjedhjet parlamentare.
http://www.bbc.com/news/world-middle-east-28723050
http://www.nytimes.com/2014/08/09/opinion/president-obama-thomas-l-fried...
S.S
Add new comment