Ron Paul: "SHBA-të ‘po fshehin të vërtetën’ e rrëzimit të avionit në Ukrainë"

Ish-kongresmeni amerikan, Ron Paul thotë se SHBA-të dinë “më shumë nga se po tregojnë” për rrëzimin e avionit në lindje të Ukrainës, ku humbën jetën 298 njerëz dhe që ka dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.
Paul shprehet i bindur se qeveria amerikane po mban informacion mbi katastrofën.
“Qeveria amerikane ka ndërtuar një strategji për të akuzuar Rusinë apo aleatët e saj që rrëzuan avionin”, shkruan ai.
Paul thotë se SHBA, pavarësisht arsenalit të saj teknologji për survejim ka dështuar në paraqitjen e qoftë një prove të vetme për zgjidhjen e misterit të rrëzimit e avionit.
“Është e vështirë të besosh se SHBA-të, me të gjithë ato satelitë spiunimi për monitorimin e gjithëçkaje në Ukrainë nuk kanë prova të sakta se kush e bëri”, thotë dy herë kandidati për president.
“Qeveria duhet të na thotë të vërtetën dhe të na tregojë faktet. Jam i bindur se ajo (qeveria) di më shumë nga se na ka treguar.”
S.S
Add new comment