Nishani kërkon rishqyrtimin e ligjit për Magjistraturën. Rama reagon: Preferon inercinë e rrënimit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shkollën e Magjistraturës, nr. 97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”.
Menjëherë pas kthimit të ligjit për Magjistraturën ka reaguar kryeministri Edi Rama në rrjetin social, Facebook e Tëitter. Rama shprehet se ndjen keqardhje për Presidentin që ka zgjedhur incercinë për rrënim të drejtësisë në vend të reformës për drejtësi. Në arsyetimin e tij Presidenti shprehet se Shkolla e Magjistraturës është një institucion serioz, ndërsa shton se ndryshimet prishin ekuilibrat në Këshillin Drejtues. Me këtë përbërje të re, sipas Kreut të Shtetit i hiqen kompetencat KLD-së. “Me përbërjen e re të Këshillit Drejtues shihet qartë se shtohet pjesëmarrja e pushtetit ekzekutiv në këtë Këshill dhe përjashtohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili sipas ligjit dhe Kushtetutës është “është autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën, dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit”, shprehet Presidenti. Ky dekret shoqërohet me arsyet mbi të cilat i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë rishqyrtimi i këtij ligji.
a.k
Comments
po edhe ti....do reforme
<p>po edhe ti....do reforme ndero kushtetuten 84 vota i ke , cpret nga nje i pa pergjegjshem.</p>
Add new comment