Fushata anti-terroriste në Kosovë, partia e Haradinajt: “Reagim i vonuar, kemi bërë thirrje prej kohësh”

Postuar në 11 Gusht, 2014 10:07

Pas angazhimit institucional dhe publik të presidentes Jahjaga, strukturat policore dhe informative të Kosovës i janë vënë punës aktivisht për luftën kundër ndikimit ekstremist radikal. Një seri arrestimesh sot kanë bërë bujë në vend, por megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar aksionin e sotëm të Policisë si të domosdoshëm, por të vonuar. Partia e Haradinajt sqaron se qytetarët e Kosovës po e kërcënojnë sigurinë shtetërore duke marrë pjesë në organizata terroriste. “AAK dhe lideri Ramush Haradinaj me kohë kanë dhënë qëndrim të qartë dhe pa asnjë hezitim kanë kërkuar ndërmarrjen e masave kundër radikalizmit islamik, i cili po i shkatërron njerëzit dhe familjet në Kosovë”, thotë deklarata e AAK-së.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.