Dritëroi për ngjarjet në BSH: Kjo arrin kulmin e korrupsionit, vjedhjes dhe shkeljeve

Për çështjen e Bankës së Shqipërisë, GSh i ka kërkuar një mendim edhe shkrimtarit të njohur Dritero Agolli.
“Unë mendoj se kjo që ndodhi nuk ishte çudi. Nuk jemi aq të çuditur për këtë që ndodhi sepse në Shqipëri, si institucionet, edhe individët, pra të gjithë, vjedhin. Domethënë, deri tani ishin vjedhje disi më të lehta, jo se të rëndat kanë munguar”, tha Agolli. Sipas tij, megjithatë kjo ngjarje e arrin kulmin e korrupsionit, kulmin e vjedhjes dhe të shkeljeve. “Situata është shumë e rrezikshme, pasi krijon pasiguri në popull, e jo vetëm tek ata që kanë lekë në banka. Një njeri i thjeshtë, që nuk i ndërlikon shumë idetë, mund të mendojë që pas kësaj ngjarjeje, është më mirë të mos vërë para në banka, pasi nëse një vjedhje e tillë bëhet në Bankën e Shqipërisë, në një institucion aq të rëndësishëm, çfarë ndodh me të tjerat? Ju prisni të ketë ndikime? Situata ndikon, qoftë nga ana materiale, qoftë nga ana psikologjike. Ka trishtim të madh! Ka pasiguri”, pohoi shkrimtari.
a.k
Comments
I gjori kryetar... ngaterron

I gjori kryetar...

ngaterron Baken me Arken e Kursimeve, me ekq akoma: me firmat piramidale!

Ngaqe tere jeten, prej kur hyri ne Tirane dhe mori kapistren e mushkes Lidhje, qe pillte,

nuk vrau mendjen per parane dhe si dilte e ku ruhej ajo...Tjeterkush i bente keto pune.

Tashme, ngaqe mosha ben te veten, edhe kur je poet i zoti...

ngaterron Banken Kombetare Shqiptare me Arken e Kursimit ne Menkulas!!!

Dikush duhet ta qetesoj, t'i thote edhe se Ismaili bente shaka kur gjoja rrefente se

ai, Isa dhe Driteroi, gjoja shanin pushtetin e kuq te Tiranes, teksa ktheheshin nga Kina

se ndonese ata e shanin, ai paguante per te dy, edhe ne Itali!

Ky njeri vazhdon te na habise

Ky njeri vazhdon te na habise me mencurine dhe mprehtesine e tij. Me sa qartesi i kap dhe i leshon problemet, pastaj i kap prape dhe pyet cfare jane keto? Me mire lereni rehat deri sa te jape frymen e fundit se mund te vije CIA e te na i rrembeje e pastaj kujt do t'i kerkojme mendim ne te gjoret kur te na vjedhin edhe carcafet e shtepise.

Add new comment