Frika e ebolës, nga 38 klandestinë afrikanë të kapur në Shqipëri, pesë eritreas dërgohen për analiza

Mjaftoi fakti që mes 38 klandestinëve që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, pesë ishin nga Eritrea, që policia e Vlorës t’i dërgonte në spitalin rajonal për analiza nga frika e ebolës. Klandestinët mbërritën duke kaluar malet greke, dhe disa kanë shfaqur probleme shëndetësore. Sipas policisë lokale ata që i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore kanë shfaqur simptoma, si diarre dhe dehidratim, duke i bërë specialistët të dyshojnë edhe për virusin e frikshëm. Pas mjekimit, ushqyerjes dhe trajtimit të specializuar, për të pesta rastet u morën analizat dhe u çuan në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe ISHP.
a.k
Add new comment