Greqi, nxirren në shitje pasuri publike me vlerë 50 mld euro

Në kuadrin e një programi ambicioz për të përfituar 50 mld euro që do të shkojnë në arkën e shtetit, Fondi i Pasurive të Patundshme të Greqisë ka vënë në shitje një listë me të paktën 13 prona të famshme, të braktisura prej shume vitesh. Midis tyre edhe “Villa de Vecchi”, e njohur si vila e Musolinit, në ishullin e Rodosit, e ndërtuar nga ish-guvenatori i atëhershëm i ishullit, mbështetës i diktatorit. Greqia e ka nxjerrë vilën e tij në shitje ose me qera per 50 vjet, për ta shndërruar në një hotel luksoz, bashkë me një kështjellë në Korfuz, një ish bazë ushtarake në Kretë, një ndertesë historike në qendër të Uashingtonit, disa vila të braktisura në lagjen historike Pllaka pranë Akropolit dhe shumë prona të tjera. Sipas agjencisë ‘Blomberg’, kjo shitje e pasurive publike të Greqisë është më e madhja që është regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit, por po pengohet nga vonesa dhe frika e kostos politike, pasi bëhet fjalë për prona publike, me vlera të medha historike dhe kulturore dhe polemikat janë të shumta, sidomos nga ana e opozites. Synimi i Athinës është që përveç shitjes që do të ndihmojë në shlyerjen e borxhit kolosal të vendit, të nxisë edhe investitoret e huaj për t’i kthyer disa prej ketyre objekteve ne atraksione turistike.
Add new comment