Pajisja e ushtrisë me karabinën M4; procesi nis me 500 trupa të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë

Analiza e 300 ditëve e Ministrisë së Mbrojtjes, bërë nga titullarja Mimi Kodheli në mesin e muajit korrik, u shoqërua edhe me lajmin se brenda vitit forcat e armatosura do të pajisen me armë kariabinë të tipit M4, që ka kalibrin 5.5, e që është standard për ushtritë e NATO-s. Me këtë njoftim është e qartë se arma më e përhgapur në forcat tona të armatosura do të dalë nga qarkullimi. Mirëpo procesi nuk do të jetë i menjëhershëm, por gradual. Kështu Bordi i Modernizimit i Shtabit të Përgjitshëm ka përzgjedhur karabinën M4, por të parët që do të pajisen me të do të jenë vetëm njësi të Batalionit të dytë të këmbësorisë. Burime nga MM-ja bënë të ditur për “Respublica” se në fazën e parë do të jenë vetëm 500 trupat e këtij batalioni që do të pajisen me M4, kurse forcat e tjera do të pajisen më vonë. Ndërkohë është parashikuar që brenda vitit 2014 të krijohet Batalioni i Këmbësorisë i Motorizuar, që mbetet gjithsesi një objektiv i vënë në kuadër të “kapaciteteve të kërkuara nga NATO”. Pyetja që shtrohet është me ndryshimin e armatimit është ajo që lidhet me menaxhimin e armatimit ekzistues, por për këtë ende nuk bëhet gjë e ditur, ndonëse Shqipëria deri më sot edhe ka asgjësuar municione apo armatime, sikurse edhe ka shitur.
s.z
Add new comment