“Express” shkruan se prokuroria dhe policia e kanë mbrojtur Shefqet Krasniqin edhe më parë. Dhe sjell disa dokumente për këtë...

Postuar në 13 Gusht, 2014 11:09

Gazeta “Express” publikon sot disa dokumente, që janë në faktr një raport policie i vitit 2009, sipas të cilit në këtë kohë, konkretisht në muajin mars, është vënë në ndjekje imami Shefqet Krasniqi, i cili ngiste makinën e tij Opel Zafira. “Express” shkruan se ngë ndjekje e sipër nga makina e Krasniqit është hedhur diçka, që më vonë, sipas raportit rezultoi të ishin armë. “Sipas raportit të Policisë, nga makina e Shefqt Krasniqit u hodhën: Një pushkë me tytë të gjatë, një pistoletë TT e prodhimit Jugosllav, dy dylbi që shërbejnë për t’u vendosur në armë, fishekë dhe një pajisje zhurmë-mbytëse për t’u vendosur në armë (silenciator)”, shkruan “Express”, sipas së cilës, asokohe hetimet e bëra nuk e përfshinë Krasniqin në mesin e të dyshuarve.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/nga-vetura-e-shefqet-krasniqit-u-hodh...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.