Edhe njëherë “Jo” nga Nishani për tre ligje të tjera. Presidenti sqaron edhe çështjen e masterit të tij

Presidenti i Republikës ka kthyer sot tre projekligje të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe konkretisht: ligjin ““Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative””; ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar” dhe ligjin “Për Policinë e Shtetit”. Pa u zgjatur në arsyetimin e dhënë, do nënvizuar se për të trija ligjet në fjalë, Presidenti konstaton shkelje kushtetuese, ose tjetërsim kompetencash pa sqaruar mirë kuadrin juridik mbështetës, siç është rasti për Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga ana tjetër kreu i Shtetit, ka nxjerrë sot drejtorin e Kabinetit që të bëjë një deklaratë sqaruese edhe për çështjen e masterit të tij, që ka qenë temë e trajtimit në gazeta.
s.z
Add new comment