Gjatë luftimeve në Aleppo për krijimin e Shtetit Islamik, mbetet i vrarë një 24-vjeçar nga Librazhdi

Postuar në 16 Gusht, 2014 01:10

Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë në Siri gjatë luftimeve për krijimin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

“Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë”. Ky është mesazhi me të cilën miqtë e tij njoftuan vrasjen në Siri të Idajet Balliut.

Djali nga Librazhdi është vrarë paraditen e 15 gushtit në Aleppo, gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh.

Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.