“Hakmarrje gjermane”, shërbimi inteligjent BND ka përgjuar Hillary Clinton

Shërbimi i jashtëm inteligjent i Gjermanisë ka përgjuar të paktën një telefonatë të bërë nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, raportojnë mediat gjermane.
Telefoni i saj u përgjua “aksidentalisht ndërsa ajo ndodhej në një avion qeveritar amerikan. E përditshmja
“Sueddeutsche Zeitung dhe televizionet NDR dhe WDR thonë se kanë mësuar për ndërhyrjen (hacking) nga dokumentet që CIA ka siguruar nga një person i brendshëm në shërbimin inteligjent gjerman.
Nuk dihet se kur është përgjuar telefoni i Clinton pasi nuk është dhënë asnjë datë. Shërbimi Federal Inteligjent i njohur si BND regjistroi ‘aksidentalisht’ një telefonatë hyrëse nga telefoni i Clinton.
Nga ana tjetër, zyrtarët gjermanë kanë mohuar sistematikisht se kanë përgjuar SHBA-të dhe theksojnë se kurrë nuk kanë përgjuar një aleat të NATO-s.
S.S
Add new comment