“Kemi raste të tentativave për nxjerrje të parave CASH në pikat e kalimit kufitar, nga drejtues bankash”

Postuar në 16 Gusht, 2014 04:20

Kreu i Sigurisë pranë Shoqatës Shqiptare të Bankave, Roland Tashi thotë se, drejtues bankash kanë tentuar për nxjerrje të parave në pikat e kalimit kufitar.

“Ne kemi raste të tentativave për nxjerrje të parave CASH në pikat e kalimit kufitar, nga drejtues bankash. Kemi raste të veprimeve abuzive nga punonjës të thjeshtë në banka, ata që furnizojnë bankomat-et etj etj. Për të kuptuar që fenomeni nuk mund të konceptohet vetëm në nivele operative apo në nivele specialistësh, por nga ky fenomen preken të gjitha bankat. Fenomeni krijon një problematikë shumë të madhe, që askush nuk mundet të kryejë i vetëm një veprim apo një vjedhje të brendshme”, shprehet Tashi.

Në një intervistë për gazetën “Shekullin”, ai sqaroi shqetësimin e madh që bankat kanë me vjedhjet e brendshme dhe sigurinë në punë.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53500&kat=100

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.