Motorët e ujit, sërish problematikë për pushuesit

Edhe këtë sezon turistik, motorët e ujit vijojnë të përbëjnë shqetësim për pushuesit e brigjeve shqiptare. Këta të fundit shprehen se ndjehen të rrezikuar pasi motorët futen mes për mes pushuesve duke shkaktuar shqetësim dhe pasiguri, kryesisht për fëmijët. “Top Channel” raporton se “garat e shpejtësisë mes tyre zhvillohen edhe në zonat detare ku është vendosur këtë sezon sinjalistika që kufizon hapësirën për larjen e pushuesve”.
Prej të paktën 2 vitesh është deklaruar dhe kërkuar që përgjatë të gjithë vijës bregdetare, njësitë vendore të përcaktojnë në mënyrë të dukshme vendbazimet dhe korridoret e hyrje-daljes së motorëve dhe mjeteve të tjera lundruese nga deti, si dhe të respektohet distanca e ushtrimit të lundrimit për këto mjete. Por ende situata paraqitet problematike.
Për më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=282856
n.k
Add new comment